Mustafa Sali Mamojezi u lind në Tranë më 6 Shkurt 1932. Pasioni i tij ishte muzika, tromba, prandaj ai u përfshi në orkstrën e Filarmonisë së Shtetit. Këtu shpalosi talentin e tij që i hapi rrugën drejt konservatorit të Pragës. Pas studimeve kthehet në Shqipëri dhe punon pranë Orkestrës Sinfonike të Teatrit të Operas dhe Baletit. Nga viti 1962 e deri sa doli në pension punoi në Orkestrën Sinfonike të Radio-Televizionit Shqiptar.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Mars 1592, arbëreshi Lek Matranga përktheu në shqip katekizmën “E mbesuame e kërshtere”
-
20 Mars 1752, lindi sulltani i Perandorisë Osmane Abdyl Hamiti I
-
20 mars 1802, letra e Ali Pash Tepelenës për mbretin e Sicilisë
-
20 Mars 1827, Bibla, libri më i lexuar në botë u përkthye e botua në shqip nga Vangjel Meksi
-
20 mars 1880, lindi në Vranisht të Vlorës patriot Sali Murati


