6 Shkurt 1932 lindi Mustafa Mamojezi, muzikant i orkestrave shqiptare

Mustafa Sali Mamojezi u lind në Tranë më 6 Shkurt 1932.  Pasioni i tij ishte muzika, tromba, prandaj ai u përfshi në orkstrën e Filarmonisë së Shtetit. Këtu shpalosi talentin e tij që i hapi rrugën drejt konservatorit të Pragës. Pas studimeve kthehet në Shqipëri dhe punon pranë Orkestrës Sinfonike të Teatrit të Operas dhe Baletit.  Nga viti 1962 e deri sa doli në pension punoi në Orkestrën Sinfonike të Radio-Televizionit Shqiptar.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare