Parlamenti shqiptar, më 6 Mars 1937, miratoi Ligjin “Mbi ndalimin e mbulimit të fytyrës”. Në nenin 1 të këtij ligji thuhej: “Ndalohen femnat me mbulue fytyrën e tyne tanësisht ose pjesërisht me çdo mjet mbulimi. Kundravajtëset dënohen me gjobë të randë deri 500 franga ari”. Sipas nenit të dytë ndëshkoheshin bashkëshortët apo kujdestarët e femrave që shkelnin ligjin me gjoba 20 deri në 1000 franga ari dhe ndalimi i ofiqeve publike për 1 deri në 3 vjet. Në rast përsëritje, personi dënohej me heqje lirie. Shtypi i kohës e quante miratimin e ligjit si fillimin e “reformës shpëtimtare që ka për qëllim t’a lartësojë gruan dhe femrën shqiptare”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Tetor 1900, u shua poeti ynë kombëtar Naim Frashëri
-
20 Tetor 1715, botimi i Françesko da Leçe, libër themelor i gramatikës shqip
-
20 Tetor 1752, u pikturua nga vëllezërit Zografi kisha e “12 Apostujve”
-
20 Tetor 1784, testament i tregtarit Shkodran Gjergj Kraja
-
20 Tetor 1880, u mbajt Kuvendi i Përgjithshëm, në Dibër