Mësuesi, gazetari dhe publicisti Anastas Byku, më 6 Gusht 1878, nxori numërin e parë të gazetës “Pellazgu Promete”, ku tërheq vëmëndjen e opinionit përparimtar, për rrezikun që e kërcënonte Shqipërinë dhe gadishmërinë e popullit shqiptar, për të luftuar për çlirimin e vendit. Me këtë gazetë, bashkëpunuan disa nga figurat më të njohura të Rilindjes Kombëtare. “Pellazgu Promete”, luftoi për unitetin e popullit shqiptar, kundër dasive fetare dhe krahinore.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
29 Janar 1622, Pjetër Budi i dhuron Vatikanit Doktrinën e Krishterë
-
29 Janar 1888, u shua piktori Eduart Lir
-
29 Janar 1899, Kuvendi i Pejës miratoi rezolutën me 11 pika
-
29 Janar 1913, Qeveria e Vlorës vendos të mbrohet Janina me çdo kusht
-
29 Janar 1920, u krijua Komiteti Mbrojtja Kombëtare që organizoi Luftën e Vlorës


