Më 7 Gusht 1990, Parlamenti i Serbisë, mori vendimin zyrtar për ndalimin e gazetës “Rilindja” të Prishtinës. Duke shfrytëzuar hapësirën e autonomisë së cunguar, deri në gjysmën e parë të vitit 1990, shqiptarët e Kosovës botonin 86 gazeta e revista informative, letrare, kulturore e shoqërore; 12 revista të profileve të ndryshme tematike e problemore. Në këtë periudhë, funksiononin edhe 6 radiostacione lokale, që ishin në vartesi të Radio-Televizionit të Prishtinës. Ky rrjet informative, kishte dalë jashtë kontrollit të censurës. së Beogradit dhe përbënte pengesë për planet pushtuese dhe asimiluese të shovinistëve serbë, që synonin likuidimin e tij.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Prill 1995 u vendos “Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit”
-
23 Prill 1682 lindi prijësi kishtar, Gjergj Guxeta
-
23 Prill 1872 lindi gjuhëtari, përkthyesi dhe diplomati Gjergj Pekmezi
-
23 Prill 1881 merr fund Lidhja e Prizrenit
-
23 Prill 1905 u mblodh në Bukuresht kongresi për organizimin e lëvizjes shqiptare për pavarësi