Më 6 Gusht 1893, në shkollën shqipe të Luarasit, u organizua ceremonia e përfundimit të vitit të parë shkollor. Prindërve dhe nxënësve, u foli mësuesi i parë i saj, rilindasi Kristo Luarasi. Ceremoni të tilla, u zhvilluan edhe në shkollat e reja shqipe, të hapura në Vodicë, ku jepte mësim Vasil Thanas Duro, në Treskë, ku foli mësuesi Nuçi Naçi, në Gostivar me mësues Koço Ilia Postenani, në Selcan të Pishës, me mësues Bilal Tahiri dhe në Rehovë, ku nuk dihet emri i mësuesit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate