Mihal Grameno, si pjesëmarrës i asaj që ka hyrë në historinë tonë si “Lufta e Mashkullorës”, ka lënë kujtimet e tij për 5 Marsin. Kjo ishte një nga betejat më të rëndësishme të çetës së komanduar nga Çerçiz Topulli, kundër ushtrisë osmane. Pas vrasjes së komandantit të xhandarmërisë së Gjirokastrës, forca të shumta osmane, të dërguara nga veliu i Janinës, për të ndjekur çetën shqiptare, rrethuan 5 luftëtarë të saj në fshatin Mashkullorë. Beteja filloi në 7 të mëngjesit, 5 shqiptarët që u mungonin edhe fishekët, luftuan kundër më shumë se 150 ushtarëve turq gjatë gjithë ditës dhe në mbrëmje mundën ta çanin rrethimin. Në fushën e betejës ra Hajredin Tremishti dhe 20 kundërshtarë. U plagos lehtë komandanti i çetës Çerçiz Topulli dhe Myftari, një nga luftëtarët e tij.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Mars 1703, lindi piktori Feliçe Skavioni, autor i shumë punimeve me temë shiptare
-
19 Mars 1879, Komiteti i Stambollit miratoi alfabetin e unifikuar të gjuhës shqipe
-
19 Mars 1919, lindi mjeku Stefan Çilka
-
19 Mars 1923, protestuesit në Vlorë shpërthyen depot e drithit dhe e ndanë falas në popull
-
19 Mars 1936, u nënshkruan marrëveshjet me Italinë fashiste




