Data 4 prill 1939, ditari i ministrit të jashtëm fashist Gaetano Ciano, përmban disa takime diplomatike me ambasadorin anglez dhe atë jugosllav. Sigurisht çështja kryesore ishte agresioni kundër Shqipërisë që ishte në përgatitjet e fundit. Për takimin e pare, konti Ciano shkruan “U largua më i lehtësuar dhe pambarimisht më i vendosur për çështjen shqiptare. Këtë desha dhe unë”. Ndërsa për përfaqësuesin jugosllav ai thekson se kur u largua, “qe mjaft i qetë, edhe pse çështja është e rëndësisë ekstreme për vendin e tij”. Në këtë mënyrë makina fashiste i kishte duart e lira për të vepruar. Prandaj, sikurse shkruan ministri fashist, në Pallatin Venecia, në një takim me Duçen, Sereqin e mua, vendosim t’i japim mbretit Zogu I, një ultimatum të fundit…
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
27 Prill 1463 u nënshkrua në Shkup marrëveshja me forcat osmane
-
27 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i bajraktarëve të Lezhës dhe Mirditës
-
27 Prill 1916 shtypi Rumun shkruan për arkitektin shqiptar Kristo Sotiri
-
27 Prill 1924 doli numëri i parë i gazetës së përjavëshme “Tirana”
-
27 Prill 1937 shtypi shqiptar shkruan për ardhjen në Shqipëri të Kontit Ciano