Mjekja dhe aktorja Anisa Markarian, u lind më 4 Korrik 1962. U diplomua dhe u specializua si anesteziste-reaminatore, në Fakultetin e Mjeksisë dhe në Spitalin e Tiranës. Gjatë viteve 1985-1993, punoi në Spitalin nr. 2 të Tiranës clhe në Drejtorinë e Arsimit Shëndetsor. Nga viti 1993, e në vazhdim, jeton e punon në Francë. Që në vitet studentore, Anisa u shqua për talentin e saj të spikatur artistik. U bë e njohur për shikuesin shqiptar, me filmin “Vajza me kordele të kuqe”. Për rolin e Zanës në filmin, “Në çdo stinë” fitoi kupën e Festivalit IV të Filmit, për interpretimin më të mirë femëror. Në filmin “Pranvera s”erdhi vetëm”, që u nderua me Kupën e Festivalit të VIII, aktorja luajti rolin kryesor dhe njëkohësisht, ishte dhe bashkskenariste. Skenariste dhe interpretuese e rolit kryesor, ishte ajo dhe në filmin “Ngjyrat e moshës”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
3 Korrik 1999, OKB emëron prokurorët dhe gjyqtarët e parë në sistemin gjyqësor të përkohshëm të Kosovës
-
3 Korrik 1966, ndërron jetë mjeku i shquar Sotir Polena
-
3 Korrik 1927, vdes Heroina e Popullit, Shote Galica
-
3 Korrik 1927, rivendosen marrëdhëniet diplomatike ndërmejt Shqipërisë dhe Jugosllavisë
-
3 Korrik 1899, Komiteti “Liria” i dërgon memorandum Konferencës së Hagës për njohjen e të drejtave shqiptare