Në numrin e 31 Janarit 1911, gazeta “Shqypeja e Shqypnisë” që dilte në Sofje, botoi memorandumin me titull “Kërkimet e Shqyptarëve”, të firmosur nga krerët e luftimeve kundër pushtimit osman. Në të thuhej se shkaku që shqiptarët dalin në mal, është pozita e padurueshme nën sundimin turk. “Ne, theksohej në memorandum, nuk kemi dalë nëpër male për me vra e për me ç’veshë njerëzit, as me rrëmbye pasurinë e tyre, qëllimi ynë është ti rrëfejmë botës së qytetëruar se nuk jemi të kënaqur nga sundimi osman dhe protestojmë kundër tij”. Kryengritësit shqiptarë kërkonin amnisti politike, hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, vetëqeverim administrativ, liri personale dhe gjyqe në gjuhën shqipe. Ka rëndësi të thuhet se kërkesat u botuan edhe në disa organe shtypi europiane.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
7 Mars 1827, lindi Kostandin Kristoforidhi
-
7 Mars 1887, u hap në Korçë shkolla e parë shqipe
-
7 Mars 1914, Princ Vidi mbërriti në Durrës
-
7 Mars 1919, Turhan Pasha i kërkon ShBA-së të pushtojë trojet e mbertura jashtë Shqpërisë deri në një vendim plebishitar për fatin e tyre
-
7 Mars 1932, lindi shkrimtari Naum Prifti



