Në numrin e 31 Janarit 1911, gazeta “Shqypeja e Shqypnisë” që dilte në Sofje, botoi memorandumin me titull “Kërkimet e Shqyptarëve”, të firmosur nga krerët e luftimeve kundër pushtimit osman. Në të thuhej se shkaku që shqiptarët dalin në mal, është pozita e padurueshme nën sundimin turk. “Ne, theksohej në memorandum, nuk kemi dalë nëpër male për me vra e për me ç’veshë njerëzit, as me rrëmbye pasurinë e tyre, qëllimi ynë është ti rrëfejmë botës së qytetëruar se nuk jemi të kënaqur nga sundimi osman dhe protestojmë kundër tij”. Kryengritësit shqiptarë kërkonin amnisti politike, hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, vetëqeverim administrativ, liri personale dhe gjyqe në gjuhën shqipe. Ka rëndësi të thuhet se kërkesat u botuan edhe në disa organe shtypi europiane.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
15 Korrik 1835, Naum Katro dhe nipi i tij Gjergji, kanë pikturuar ikonën e madhe në ikonostasin e kishës së Shën e Djelës, në Nartë të Vlorës
-
15 Korrik 1907, në Manastir, lindi Maliq Dibra
-
15 Korrik 1907, lindi inxhinieri dhe ushtaraku Dhimitër Despoti
-
15 Korrik 1913, në Gjirokastër, lindi Halim Budo, një nga punonjësit më të shquar të Shërbimit Diplomatik Shqiptar
-
15 Korrik 1924, në “Arbërinë e Vogël”, siç e quajnë kosovarët Galicën, u zhvillua një epope e vërtetë