Në fund të Nëntorit 1926, u shtyp kryengritja antizogiste e Dukagjinit. Forcat zogiste kryen mizori mbi popullsinë katolike të malësisë. Kryengritjen e shfrytëzoi Beogradi, për të penguar afrimin e Zogut me Romën. Pikërisht në këtë kohë po zhvilloheshin bisedimet për përfundimin e paktit italo-shqiptar. Nga ana e tyre fashistët italianë e përdorën rebelimin ekonomik të malësorëve, për të trembur Zogun, me rrezikun jugosllav dhe për të shpejtuar nënshkrimin e paktit skllavërues.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
31 Janar 1862, lindi Zef De Rada, biri i Arbëreshit të madh
-
31 Janar 1911, u botua nga shtypi perëndimor memorandumi “Kërkimet e Shqiptarëve”
-
31 Janar 1920, u miratua “Statuti i Lushnjës” ose Kushtetuta e parë Shqiptare
-
31 Janar 1925, u shpall Republika Shqiptare dhe Zogu President
-
31 Janar 1924, doli numri i parë i revistës “Reforma”
