Më 3 Korrik 1927, vdiq e harruar në Fushë-Krujë, Shote Galica, Heroinë e Popullit. Më 1916, në moshën 29 vjeçare, u vesh si burrë dhe u rreshtua në rradhët e luftëtarëve të Çetës së Drenicës, përkrah të shoqit Azem Galica. 12 vjet, luftoi me armë në dorë për lirinë e Kosovës. Pas vdekjes së Azemit, ajo zuri vendin e tij në krye të çetës. 22 vetë nga njerëzit e familjes së saj, kanë dhënë jetën për liri dhe pavarësi. Mbas çlirimit, asaj iu dha titulli i lartë, “Heroinë e Popullit” dhe u ngrit një varr monumental, i cili u dhunua nga ata, që i tmerron imazhi i saj burrëror.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Dhjetor 1447, Skënderbeu përmbyll marrëveshjen me mbretin e Napolit
-
14 Dhjetor 1913, Ismail Qemali demaskon ndërhyrjet brutale të Fuqive të Mëdha
-
14 Dhjetor 1922, Parlamenti Shqiptar miraton “Kanunoren” si kushtetutë
-
14 Dhjetor 1924, shënohet fundi i Qeverisë së Nolit
-
14 Dhjetor 1929, Ankaraja suprimon Legatën Mbretërore Shqiptare


