Kombi shqiptar sot kremton ditën e ngritjes së flamurit të Kastriotëve në Vlorë dhe Shpalljen e Pavarësisë të Shqipërisë, që kishte përjetuar skllavërinë pesëshekullore osmane. Më 28 Nëntor 1912, në orën 14.00, u hap Kuvendi i Vlorës me 37 delegatë nga e gjithë Shqipëria. Kryetar i tij u zgjodh Ismail Qemali, i cili deklaroi se shpëtimi i vetëm i Shqipërisë është shpallja e pavarësisë, krijimi i qeverisë, zgjedhja e pleqësisë, që do ta kontrollojë atë dhe dërgimi i një komisioni, për të mbrojtur çështjen shqiptare para Fuqive të Mëdha. Në vendimin e Kongresit për shpalljen e pavarësisë thuhet: “Pas fjalëve që tha kryetari, Ismail Qemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e madh në të cilën ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zë, venduan që Shqipëria më sot të bahet në vehte e lirë e mosvarme”. Vendimi, në shqip e turqisht është firmosur nga të gjithë delegatët e Kongresit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Gusht 1835, kryengritësit shkodranë të udhëhequr nga Hamza Kazazi korrën fitoren e radhës mbi forcat osmane
-
18 Gusht 1912, qeveria turke i pranoi publikisht kërkesat e parashtruara, në memorandumin e Hasan Prishtinës
-
18 Gusht 1914, Esat Pashë Toptani e shpalli veten kryetar të qeverisë së përkohëshme
-
18 Gusht 1920, u mblodh Kongresi Arsimor i Lushnjës
-
18 Gusht 1992, Republika e Shqipërisë aderoi në dy dokumente të rëndësishme të së Drejtës Ndërkombëtare