Sot përkujtohet gjuhëtari dhe diplomati shqiptar Gjergj Pekemezi. U lind në Tushemisht të Pogradecit më 1872. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje dhe u diplomua në Universitetin e Vjenës për filozofi dhe gjuhësi. Për rreth dhjetë vjet dha mësimin e shqipes në institutin diplomatik të Vjenës. Duke punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, u mor me mbledhjen e dokumentave për historinë e Shqipërisë. Ishte bashkëautor i librit “Bibliografia shqiptare” botuar më 1909. Shkroi dhe botoi disa tekste për mësimin dhe leximin e gjuhës shqipe. Vepra e tij kryesore “Gramatika e gjuhës shqipe” u botua më 1908 në gjermanisht. Ajo u përdor për një kohë të gjatë si një tekst kryesor i gjuhës shqipe brënda e jashtë Shqipërisë. Vdiq më 24 Shkurt 1938.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
15 Shkurt 1856, ikonografi Gjergj Çetiri përfundoi dekorimin e kishës monument kulture në Myzeqe
-
15 Shkurt 1870, lindi në Prizren Lazër Shqiptari, patriot e mësues
-
15 Shkurt 1907, thirrja e shoqërisë “Marësi” për alfabet të unifikuar u publikua në shtyp, nga Raguza në SHBA
-
15 Shkurt 1909, doli numri i parë i gzetës “Dielli” të Bostonit
-
15 Shkurt 1937, mbledhja e parë e Parlamentit Shqiptar

