Humoristi i njohur Gëzim Kruja, më 24 Gusht 1999, u shpall nga Këshilli Bashkiak “Krenaria e Shkodrës”. Në karrierën e tij 40 vjeçare, ka realizuar mbi 1000 role, të cilëve u ka dhënë frymë dhe jetë. Nëpërmjet tyre, artisti ka bërë personalizimin e stilit të tij si artist humorist i skenës dhe i ekranit. Gëzim Kruja, është shquar edhe si krijues i zhanrit të humorit. Njihen 13 komedi të shkruara dhe të vëna në skenë, nga vetë ai. Gjatë katër dekadave të veprimtarisë artistike në Estradën e Shkodrës, ka vënë në skenë 250 skeçe, që janë luajtur dhe duartrokitur edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, edhe në ekranin e vogël të televizionit shqiptar. Humori i Gëzim Krujës, ka arritur në familjet shqiptare edhe nëpërmjet mikrofonit të Radio-Shkodrës dhe Radio-Tiranës, madje, ai është ndjekur edhe nga bashkatdhetarët tanë, që jetojnë jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
11 Dhjetor 1899, shoqëria “Drita” e Bukureshtit i kërkon Sulltanit autonomi të Shqipërisë
-
11 Dhjetor 1910, Memorandumi i Shqipërisë së Veriut për Xhonturqit: alfabet e shkolla shqip, amnisti për të burgosurit politikë
-
11 Dhjetor 1926, ligji i letërkëmbimit Dino-Musolini mbi traktatin Italo-Shqiptar
-
11 Dhjetor 1936, koncerti me atmosferë të zjarrtë i Tefta Tashkos në Shkodër
-
11 Dhjetor 1943, aksion i batalionit “Çamëria” në Qafë Muzinë


