Sot përkujtohet përvjetori i vdekjes së arsimtares, patriotes dhe veprimtares për çlirimin kombëtar dhe përparimin shoqëror, Marigo Pozio. U lind në fshatin Hoçisht të Devollit, me 1878. U arsimua në vendlindje dhe në Korçë. Në vitin 1904, u vendos në Vlorë. Dha ndihmesën e saj për përhapjen dhe zhvillimin e shkollave shqipe, kulturës kombëtare dhe emancipimin e gruas shqiptare. Anëtare e klubit “Labëria”, në vitin 1912, qëndisi flamurin kombëtar, që vulosi shpalljen e pavarësisë, më 28 Nëntor 1912. Marigo Pozio, ishte nismëtare për themelimin e shoqërisë së grave ”Shpresa kombëtare” dhe sekretare e saj. Më 1921, drejtoi gazetën “Shpresa Kombëtare”. Në ketë fletore gjejmë shumë shkrime të saj, ku ngre me forcë nevojën e arsimimit dhe të emancipimit të gruas shqiptare. U nda nga jeta, më 23 Gusht 1932.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Tetor 1900, u shua poeti ynë kombëtar Naim Frashëri
-
20 Tetor 1715, botimi i Françesko da Leçe, libër themelor i gramatikës shqip
-
20 Tetor 1752, u pikturua nga vëllezërit Zografi kisha e “12 Apostujve”
-
20 Tetor 1784, testament i tregtarit Shkodran Gjergj Kraja
-
20 Tetor 1880, u mbajt Kuvendi i Përgjithshëm, në Dibër