Për mbrojtjen e Hotit dhe të Grudës, që sipas Protokollit të Stambollit, të nënshkruar nga Ambasadorët e Fuqive të Mëdha në Stamboll, më 18 prill 1880, u formua Shtabi Ushtarak me komandant Kolonel Hodo Sokoli dhe nënkomandant Preng Bib Dodën, që komandonin 1500 vullnetarë shkodranë dhe mijra malësorë, që u bashkuan me ta. Më 22 Prill, u zhvillua beteja e parë me ushtritë malazeze, që përfshinte 20 batalione të armatosura me armë moderne dhe artileri. Malazezët u thyen nga vullnetarët shqiptarë, që mbronin tokat e tyre. Kështu dështoi Protokolli i Stambollit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
4 Qershor 2022, Bajram Begaj zgjidhet President i Republikës se Shqipërisë.
-
4 Qershor 1500, biri i Skënderbeut u prit si Jezus Krishti nga populli i Lezhës
-
4 Qershor 1896, lindi në Shkodër Dr. Nush Bushati
-
4 Qershor 1915, lindi në Kavajë Kristina Hoshi, skulptorja e parë shqiptare
-
4 Qershor 1936, Sokrat Mio vuri në skenë veprën “Akimi” të Viktor Eftimiut