Blerim Reka, u lind në Shkup, më 22 Maj 1960. U diplomua për jurisprudencë në Universitetin e Prishtinës; atje mbrojti dhe doktoraturën në fushën e së drejtës ndërkombëtare. Karrierën si gazetar dhe komentator, e nisi në gazetën “Rilindja” të Prishtinës dhe me mbylljen e saj, u emërua drejtor i gazetës “Bujku”. Njëherësh ka punuar dhe si korrespondent i BBC-së, themelues dhe kryeredaktor i revistës juridike “Kosova Law Review” si dhe i revistës shkencore “Euro-Atlantic Review”. Blerim Reka, është shquar edhe në fushën e pedagogjisë. Ka qënë lektor dhe dekan në Fakultetin e Administratës Publike të Universitetit të Europës Jug-Lindore, lektor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës, i së drejtës në Bashkimin Europian, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, i etikës gazetareske në Shkollën e Gazetarisë, “Faik Konica” të Prishtinës, etj. Nga pena e tij, kanë dalë disa vepra studimore të shkencave juridike.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Qershor 1166, u mbajt akti i shugurimit të kishës së Shën Trifonit në Kotorr
-
19 Qershor 1608, relacioni i Vendikut përshkruan të ardhurat kolosale nga peshkimi në Butrint
-
19 Qershor 1886, “Shoqënia e Stambollit”, arriti të marrë lejën për hapjen e Shkollës shqipe në Korçë
-
19 Qershor 1921, u themelua në qytetin e Korçës, shoqëria e vajzave “Zhvillimi”
-
19 Qershor 1924, qeveria e Nolit shpalli programin e saj 20 pikësh