
Në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mërgimtarët tanë, më 21 Nëntor 1921, nxorrën numrin e parë të së përmuajshmes “The Albanian Journal”, gazetë në anglisht dhe shqip. Pjesa shqip u titullua “Xhurnali Politik”. Botues të saj ishin Gjon Adami dhe Thoma Vasili. Fletorja trajtonte jetën e kolonisë shqiptare si dhe probleme të rëndësishme të jetës në Shqipëri.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Mars 1792, shënohet punimi i parë i ikonografit shqiptar Gjergj Çetiri
-
25 Mars 1821, shpërtheu lufta çlirimtare e popullit grek kundër Perandorisë Osmane
-
25 Mars 1877, lindi në Prizren kleriku Dom Pashko Krasniqi
-
25 Mars 1897, Faik Konica botoi revistën “Albania”
-
25 Mars 1917, u themelua në Korçë shoqëria “Përparimi”

