Artistja e Popullit, Margarita Xhepa, u lind në Lushnjë, më 2 Prill. Që në bangat e shkollës mori pjesë në veprimtaritë artistike. Talenti i spikatur, e pruri në kryeqytet. Ajo zuri vendin e parë në një nga konkurset e “Fjalës artistike në Radio-Tirana” dhe pas kësaj, u emërua në Estradën e Shtetit, ndërsa në vitin 1950, u prezantua në skenën e Teatrit Popullor, duke interpretuar rolet kryesore në pjesë të vështira klasike si “Hamleti”, “Mbreti Lir”, “Cuca e maleve’ , etj. Mbi 25 role parësore i ka dhënë ajo shikuesit shqiptar, duke filluar që nga filmi “Vitet e para”, “Pranvera s’erdhi vetën”, “Vitet e pritjes”, xhiruar në vitin 1990, etj. Në vitin 1997. Margarita Xhepa, u nderua nga Instituti Biografik Amerikan, me titullin e lartë të nderit, “Disku i artë”. Po atë vit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmave, që u zhvillua në Selanik, ajo dhe Kadri Roshi merituan “Çmimin e madh të nderit”, për interpretim në filmin “Mirupafshim”, të regjizorëve grekë Kristos Bukuras dhe Jorgos Koras.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Qershor 1914, Qeveria e Vilhelm Vidit, e ratifikoi “Protokollin e Korfuzit”
-
23 Qershor 1911, në Malësinë e Madhe, u mblodh Kuvendi i Përgjithshëm i krerëve shqiptarë
-
23 Qershor 1914, rebelët që ishin ngritur kundër qeverisë së Vilhelm Vidit, pas disa ditë rrethimi, morën Elbasanin
-
23 Qershor 1923, në moshën 90 vjeçare, vdiq Kapedan Kajo Babjeni
-
23 Qershor 1937, në Panairin e Parisit, u ekspozuan busti i Gjergj Kastriotit dhe mbretit Zog I