Jo larg Kukësit, në Gurin e Hasit, më 19 Shtator 1625, u lind kleriku dhe shkrimtari i lashtë shqiptar Pjetër Bogdani, ishte ndër pjesëmarrësit dhe organizatorët e kryengritjeve të shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Në vitin 1685, botoi në Padova të Italisë librin “Çeta e Profetëve”. Libri është shkruar shqip dhe është vepër origjinale, ku pasqyrohet erudicioni dhe patriotizmi i autorit. Libri u ribotua në vitin 1691 dhe në vitin 1702, çka flet për vlerat e veçanta të veprës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Mars 1444, Aleks Shqiptari përmendet në “Librin e artë”, të qytetit Murano në Itali
-
14 Mars 1887, u hap shkolla e parë shqipe në Pogradec
-
14 Mars 1914, lindi në Tiranë skulptori Janaq Paço
-
14 Mars 1914, u hap në Tiranë spitali i parë austriak
-
14 Mars 1946, u miratua Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë.
