Një komision posaçëm i Komitetit të Stambollit, i përbërë nga atdhetarët e shquar Jani Vreto, Pashko Vasa, Sami Frashëri, Hoxha Tasini dhe Koto Hoxhi, pas një pune të kujdesshme përgatitore, më 19 Mars 1879, miratoi alfabetin unik të gjuhës shqipe. Ky alfabet i hartuar nga Sami Frashëri, shënoi një hap të rëndësishëm përpara në mënjanimin e vështirësive për shkrimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe. Ai u quajt Alfabeti i Stambollit, më të u shtypën shumica dërrmuese e botimeve deri në Kongresin e Manastirit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
15 Maj, “Dita Kombëtare e Familjes”
-
15 Maj 1946, u prezantua para publikut, regjizori i shquar Pandi Stillu
-
15 Maj 1937, shpërtheu puçi antizogist i Et’hem Totos, në Delvinë
-
15 Maj 1921, u lind Profesor Doktor Myzafer Xhaxhiu, në Gjirokastër
-
15 Maj 1903, filloi të botohet gazeta, “Përlindja Shqiptare”