Popullsia e Pogradecit dhe e rrethinave të tij, e mbledhur në një miting të madh, më 19 Dhjetor 1924, me një “Mocion” drejtuar Legatës Italiane në Durrës, protestonte me zemërim kundër fqinjëve serbo-grekë “që ndihmojnë moralisht e materialisht në tokat e tyre, banda të armatosura kundër sigurisë dhe paqes së shtetit” shqiptar. Mitingu i drejtohej qeverive mike dhe popujve të qytetëruar, të “ndërhyjnë për të ndaluar këtë orvatje të re kundër popullit tone dhe kundër paqes së përgjithshme”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
31 Janar 1862, lindi Zef De Rada, biri i Arbëreshit të madh
-
31 Janar 1911, u botua nga shtypi perëndimor memorandumi “Kërkimet e Shqiptarëve”
-
31 Janar 1920, u miratua “Statuti i Lushnjës” ose Kushtetuta e parë Shqiptare
-
31 Janar 1925, u shpall Republika Shqiptare dhe Zogu President
-
31 Janar 1924, doli numri i parë i revistës “Reforma”

