Më 17 Gusht 1928, në të gjithë Shqipërinë, u zhvilluan zgjedhjet dyshkallëshe për Asamblenë Kushtetuese. Votuesit (vetëm meshkujt), zgjodhën të ashtuquajturit zgjedhës të dytë, të cilët, nga ana e tyre votuan, për 57 deputetët e Asamblesë Kushtetuese, shumica dërmuese e të cilëve ishin përkrahës të Ahmet Zogut, President i Republikës së Shqipërisë. Opozita demokratike, që ekzistonte deri në vitin 1924, ishte likujduar tërësisht.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Mars 1885, lindi gazetari patriot Paskal Aleksi
-
23 Mars 1855, Çezare Kanta i shkruan De Radës: “shqiptarët janë trashëgimtarë të Marko Boçarit”
-
23 Mars 1903, u lind Xheladin Nushi, patriot dhe pedagog
-
23 Mars 1920, lindi Zigur Lelo, kapedani i çetës së bashovitëve
-
23 Mars 1923 u krijua lidhja shoqerore e arsimtareve te Korces


