Në fshatin Voshtinë të krahinës së Pogonit, më 12 Shkurt 1891, u lind Petref Pogoni, figurë e shquar e arsimit shqiptar, që për 30 vjet ka bërë një karrierë nga mësues e drejtor shkolle në titular të Ministrisë së Arsimit. Është shqiptari i parë që ka mbaruar Akademinë Pedagogjike të Kanës në Francë. Pas kthimit në Atdhe shërbeu si përkthyes në oborrin e Princ Vidit. Ka drejtuar Liceun Kombëtar të Korçës, shërbim që i pruri Urdhërin e “Kalorësit të Legjionit të Nderit”, të akorduar nga Qeveria Franceze më 1936, ndërsa mbreti Zogu I, i dha dekoratën më të lartë “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Tetor 1774, vëllezërit Zografi pikturojnë në Voskopojë
-
25 Tetor 1880, Sulltani ndërron pashallarët për të pushtuar Ulqinin
-
25 Tetor 1887, Francesco Krispi: autonomia e Shqipërisë pa gjak
-
25 Tetor 1893, Gjergj Theodhori vihet në krye të shoqërisë “Dituria” të Rumanisë
-
25 Tetor 1915, lindi Veli Stafa, poet


