Nga 12 deri më 19 Maj 1997, në San Petersburg të Rusisë, u mbajt Konferenca Ndërkombëtare e Albanologjisë që i kushtohej 85-së vjetorit të lindjes dhe 5-së vjetorit të vdekjes së albanologes së shquar ruse, Anja Vasiljevskaja Desnickaja. Në këtë konferencë, merrte pjesë edhe akademiku shqiptar Shaban Demiraj, si dhe studiuesi Kolec Topalli. Në vitin 1957, ajo themeloi degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Petersburgut. Nga 187 studime, që kanë dalë nga pena e saj, 73 ja kushtoi gjuhës, letërsisë dhe folklorit shqiptar.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
13 Dhjetor 1877, formohet Komiteti i Stambollit
-
13 Dhjetor 1909, drama “Besa” e Sami Frashërit
-
13 Dhjetor 1913, Fuqitë e Mëdha urdhërojnë tërheqjen e grekëve nga tokat shqiptare
-
13 Dhjetor 1920, Qeveria e Iljaz Vrionit shpreh vullnetin për fqinjësi të mirë
-
13 Dhjetor 1928, Konventa mbi shërbimin konsullor midis Shqipërisë dhe Greqisë
