Statuti Organik i Shqipërisë, ligji i parë themelor i shtetit shqiptar u përgatit nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit dhe u miratua në Vlorë, më 10 Prill 1914. Ai përmban vendimet themelore të marra nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 29 korrik 1913. Statuti e shpallte Shqipërinë principatë kushtetore dhe trashëgimore nën garancinë e fuqive të mëdha, të cilat garantonin tërësinë e tokës shqiptare dhe asnjanësinë e saj. Në fronin e Shqipërisë caktohej princ Vilhelm Vidi, i cili ishte kryetar i administratës civile dhe ushtarake dhe emëronte këshillin e Ministrave. Organi legjislativ i principatës ishte Asambleja Kombëtare. Gjuha zyrtare dhe gjuha e detyrueshme në shkolla ishte shqipja. Statuti sanksiononte pronën private, duke përfshirë edhe pronën çifligare dhe garantonte ushtrimin e lirë të veprimtarisë ekonomike, shoqërore dhe politike.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Shkurt 1420, marrëveshje e rëndësishme tregëtare e Gjon Kastriotit me Raguzën
-
25 Shkurt 1807, lindi dramaturgu Italian Karlo Golodini; pjesët e tij janë luajtur me sukses në Shqipëri
-
25 Shkurt 1922, Zogu shpërndau Këshillin Kombëtar
-
25 Shkurt 1934, parlamenti miratoi ligjin mbi pensionet civile dhe ushtarake
-
25 Shkurt 1930, marrëveshje tregëtare me Egjiptin

