Në kryeqytetin rumun, më 10 Maj 1892, me nismën e shoqërisë “Drita” dhe të mërgimtarëve shqiptar në Rumani, u hap shkolla e parë Normale në Gjuhën Shqipe. Ajo kishte dhe konviktin e saj, për nxënësit që vinin nga Shqipëria dhe Maqedonia. Për mbarëvajtjen e saj, u miratua dhe një rregullore që u botua si një broshurë e veçantë. Ndër lëndët që jepeshin në këtë shkollë, ishte gjuha shqipe, pedagogjia (teori dhe praktikë), historia dhe gjeografia e përgjithshme, matematika, dituri natyre, bukurshkrimi dhe edukatë arti, muzikë vokale dhe instrumentale, gjimnastikë, mësim feje dhe gjuhë të huaja.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Dhjetor 1447, Skënderbeu përmbyll marrëveshjen me mbretin e Napolit
-
14 Dhjetor 1913, Ismail Qemali demaskon ndërhyrjet brutale të Fuqive të Mëdha
-
14 Dhjetor 1922, Parlamenti Shqiptar miraton “Kanunoren” si kushtetutë
-
14 Dhjetor 1924, shënohet fundi i Qeverisë së Nolit
-
14 Dhjetor 1929, Ankaraja suprimon Legatën Mbretërore Shqiptare
