Adem Jashari lindi në 28 Nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Drenicës. Pushka e Shaban Jasharit krisi atë dite, kishte ardhur në jetë djali i tij i tretë Ademi. Ai u arsimua në shkollën e mesme teknike në Skënderaj. Pasi kreu nje trajnim ushtarak në Shqiperi Adem Jashari me grupin e tij u kthyen në Kosove. Përballë dhunës dhe represionit Serb, ai u detyrua të kalojë në ilegalitet, duke u shndërruar në makth për forcat serbe. Historia e tij frymëzon aspiratën e lirisë. Familja e tij i dha lirisë së Kosovës 56 martirë. Aeroporti ndërkombetar i Prihtinës mban sot emrin e Adem Jasharit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
2 Dhjetor 1431, regjistrimi i tokave shqiptare nga regjimi otoman
-
2 Dhjetor 1919, serbët hapin në Dibër zyrën e qeverisë së Esat Pashë Toptanit
-
2 Dhjetor 1924, lindi pedagogu Eshref Pumo
-
2 Dhjetor 1937, Dhimitër Toskanini kompozon dhe luan për mërgimtarët e Bukureshtit himin e ri shqiptar
-
2 Dhjetor 1937, marrëdhënie diplomatike midis Ahmet Zogut dhe Bashkimit Sovjetik
