Më 5 Dhjetor 1935, gazeta “Besa” shkruante për recitalin e sopranos Tefta Tashko, në qytetin e Korçës. Koncerti u mbajt në sallën e palestrës “Leku i Nxënësit”. Artistja e shoqëruar në piano nga profesori i Liceut Kombëtar të Korçës, Sotir Kozmo, interpretoi pjesë klasike si dhe muzikë popullore shqiptare. Ajo solli për dëgjuesit arie nga “Traviata”, “Madam Batërflai”, “Bohema”, etj. Sukses të jashtëzakonshëm pati kënga popullore “Bilbil, o i mjeri Bilbil”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
3 Shtator 301, vendi ynë mik San Marino, kremton festën kombëtare
-
3 Shtator 1463, Venediku përkrah kërkesat e Marie Muzakës
-
3 Shtator 1876, vdiq Veziri i Madh me origjinë Vlonjate, Fazil Ahmet Qypërliu
-
3 Shtator 1756, në Gjermani vihet në skenë tragjedia kushtuar Gjergj Kastriotit
-
3 Shtator 1791, u nda nga jeta Gjon Thoma Barbaçi, poet arbëresh