Shkolla Normale e Elbasanit u hap më 1 Dhjetor 1909, në zbatim të detyrave dhe vendimeve të Kongresit Kombëtar të Elbasanit. Ajo u mbajt nga fondet e shoqërisë “Përparimi” të Korçës, me kryetar Orhan Pojanin. Pas një viti e mbyllën pushtuesit osmanë. U rihap në vitin 1911. Deri në Kongresin e Lushnjës, shkolla u hap dhe u mbyll pesë herë. Drejtori i parë i Normales ishte Luigj Gurakuqi. Në vitin e parë mësimor u regjistruan 50 nxënës nga të gjitha trojet shqiptare. Matura e parë doli në vitin 1924. E kanë drejtuar atë dhe kanë dhënë mësim disa nga figurat më të ndritura të arsimit shqiptar, si Aleksandër Xhuvani, Sali Ceka, Ahmet Gashi, Sotir Peci, Simon Shuteriqi, Kostaq Cipo, Luigj Filaj, Kahreman Ylli, Qamil Guranjaku, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Mars 1792, shënohet punimi i parë i ikonografit shqiptar Gjergj Çetiri
-
25 Mars 1821, shpërtheu lufta çlirimtare e popullit grek kundër Perandorisë Osmane
-
25 Mars 1877, lindi në Prizren kleriku Dom Pashko Krasniqi
-
25 Mars 1897, Faik Konica botoi revistën “Albania”
-
25 Mars 1917, u themelua në Korçë shoqëria “Përparimi”

