Në Kostandinopojë, më 25 Shtator 1909, u lind piktori, skenografi dhe arkitekti Shadan Toptani. U diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Milano të Italisë, për arkitekturë dhe skenografi. Fill pas çlirimit, hapi dy ekspozita vetjake në Zagreb të Jugosllavisë dhe në Pllovdiv të Bullgarisë. Gjatë viteve që punoi në PTT, realizoi 15 edicione pullash më 31 vizatime dhe mori pjesë në disa ekspozita filatelie jashtë shtetit. Krijimtarinë e tij më të madhe, ai e ka në Teatrin e Operas dhe Baletit, si skenograf i shumë operave dhe baleteve. Pas daljes në pension në vitin 1967, Shadan Toptani projektoi godinat e shumë shtëpive të kulturës në disa qytete të vëndit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Shkurt 366, u shua August Juliani “Perandori Filozof” me origjinë ilire
-
1 Shkurt 1911, Mihal Grameno botoi në Korçë gazetën “Koha”
-
1 Shkurt 1914, ndërkombëtarët i kërkojnë Esat Pashë Toptanit të japë dorëheqjen
-
1 Shkurt 1920, filloi zyrtarisht punën Qeveria e Kongresit të Lushnjes
-
1 Shkurt 1935, lindi gjeologu i shquar Vasfi Duka
