Këngëtarja e madhe shqiptare Marije Kraja, u lind më 24 Shtator 1911. U diplomua për kanto në Grac të Austrisë. Punoi si mësuese, dha lëndën e gjimnastikës, megjithëse ishte e njohur si këngëtare, në Austri, Gjermani dhe Itali. Talenti i saj i shkëlqyer u shpalos sidomos pas krijimit të Filarmonisë dhe Teatrit të Operas dhe Baletit. Si pedagoge e liceut artistik “Jordan Misja” dhe konservatorit të Tiranës, ka përgatitur shumë breza këngëtarësh.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Qershor 1785, Karamahmut Pashë Bushatlliu me ushtrinë shkodrane, sulmoi Malin e Zi
-
18 Qershor 1878, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, miratoi një seri vendimesh, që u përfshinë në atë që u quajt “Libër i vendimeve”
-
18 Qershor 1880, “Komiteti Shqiptar i Stambollit”, i dërgoi Konferencës së Berlinit një protestë
-
18 Qershor 1914, në portin e Durrësit dhe të Shëngjinit, u ankoruan luftanijet angleze dhe franceze
-
18 Qershor 1922, në Shkodër u formua Lidhja e Mësuesve Shkodranë