Më 31 Korrik 1931, u përfundua “Traktati i Tregëtisë dhe Lundrimit midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe”. Për rregullimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve të ndërsjellta, në periudhën para Luftës së II Botërore, midis dy vendeve u nënshkrua dhe “Traktati i ekstradimit të keqbërësve”. Përfundimi i marrëveshjeve dypalëshe me Britaninë e Madhe, kishte rëndësi të veçantë për vendin tonë, jo vetën së ajo ishte një nga Fuqitë e Mëdha me potencë parësore në jetën ndërkombëtare, por edhe për faktin se në të gjitha aktet dypalëshe, kanë aderuar edhe kolonitë e shumta britanike të asaj kohe, gjë që zgjeronte hartën e marrëdhënieve ndërkombëtare lë vendit tonë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Gusht 1463, u përfundua marrëveshja e paqes midis Senatit të Venedikut dhe Gjergj Kastriotit
-
20 Gusht 1629, në relacionin e Gjergj Bardhit flitet për rezistencën që malësorët e Dukagjinit, i bëjnë pushtuesve osmanë
-
20 Gusht 1892, lindi Sali Ceka, “Mësues i Popullit”
-
20 Gusht 1906, lindi një nga figurat madhore të kulturës dhe diasporës sonë, Doktor Stavro Skëndi
-
20 Gusht 1919, Qeveria Italiane nënshkruan marrëveshjen me delegacionin e Qeverisë së Durrësit