Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në seancën plenare të datës, 9 Korrik 1998, miratoi 3 ligje, që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore, jashtë vendit dhe me politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë, në përgjithësi. Me ligjin nr. 8370, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, hidhen bazat juridike, për përzgjedhjen e personelit të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, si dhe për vazhdimësinë dhe rregullat e veprimtarisë së tij. Ligji Nr. 8371, datë 9 Korrik 1998, “Për lidhjen e traktëve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, përcakton organet, rregullat dhe praktikat, që ndiqen për përfundimin e akteve ndërkombëtare, miratimin dhe ruajtjen e tyre. Ligji i tretë, “Për ushtrimin e funksioneve konsullore nga përfaqësitë diplomatike, ose konsullore”, lidhet me një fushë të gjërë veprimesh, ndërshtetërore dhe civile, që ka të bëjë në radhë të parë me diasporën tonë, me migracionin dhe të drejtën e qytetarëve për lëvizjen e lirë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
12 Dhjetor 1466, Skënderbeu mirëpritet por nuk ndihmohet nga Vatikani
-
12 Dhjetor 1912, Gjergj Matias përshëndet fitoren e Ismail Qemalit
-
12 Dhjetor 1916, numri i parë i të përkohëshmes “Gazeta e Korçës”
-
12 Dhjetor 1921, Rauf Fico emërohet ministër në qeverinë e shkurtër të Idhomen Kosturit
-
12 Dhjetor 1927, Ahmet Zogu merr titullin Shpëtimtar i Kombit


