Më 18 Qershor 1880, “Komiteti Shqiptar i Stambollit”, i dërgoi Konferencës së Berlinit një protestë, kundër përpjekjeve për copëtimin e Shqipërisë. “Ne nuk kemi kurrsesi ndërment, thuhet në protestë, të paraqesim projekte në dëm të fqinjëve tanë. Por ne, kërkojmë, që edhe fqinjët tanë të heqin dorë nga atentatet drejtuar kundër vendit tonë. Ne respektojmë të drejtat e të tjerëve dhe kërkojmë vetëm respektimin e të drejtave tona”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
6 Maj 1403, vendimi i Senatit të Venedikut shkruan për mbrojtjen e Shkodrës
-
6 Maj 1936, Qeveria e Mehdi Frashërit solidarizohet me agresionin fashist
-
6 Maj 1937, përurohet pavioni i martenitetit pranë Spitalit Zogu I në Tiranë
-
6 Maj 1928, miratohet ligji mbi shkollat e mesme
-
6 Maj 1952, lindi gazetari kosovar Shaban Arifaj