Në Pobergjë të Deçanit, më 12 Maj 1940, u lind ekonomisti dhe gazetari kosovar Sari Hadërgjonaj. Profesionin e ekonomistit dhe të gazetarit, e ka ushtruar në Sarajevë si korrespondent i gazetës “Rilindja” të Prishtinës, si redaktor i emisioneve shqipe në Radiotelevizionin e Sarajevës dhe korespondent i këtyre organeve në kryeqytetin e Kosovës. Qindra e mijëra shkrime, që mbajnë autorësinë e tij, janë botuar në faqet e shtypit shqiptar dhe të huaj, janë transmetuar nëpërmjet mikrofonit dhe ekranit të vogël. Hadërgjonaj është shquar edhe në fushën e përkthimit. Shumë vepra letrare të autorëve shqiptarë, i ka përkthyer e botuar në Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni, Kroaci dhe Slloveni, duke ndihmuar kështu, dialogun artistik dhe shpirtëror midis popujve të Ballkanit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
8 Dhjetor, Dita Ndërkombëtare e Rinisë
-
8 Dhjetor 1912, Federata Vatra dërgon Faik Konicën për të zgjidhur punët e Shqipërisë
-
8 Dhjetor 1921, ndahet nga jeta historiani i letërsisë Mikel Markianoi
-
8 Dhjetor 1922, aprovohet zgjerimi i Kanunores së Këshillit të Naltë
-
8 Dhjetor 1939, shkolla “Malet tona” në Shkodër përjashton nxënësit pjesëmarrës në demostratën antifashiste
