Artistja e Popullit, Margarita Xhepa, u lind në Lushnjë, më 2 Prill. Që në bangat e shkollës mori pjesë në veprimtaritë artistike. Talenti i spikatur, e pruri në kryeqytet. Ajo zuri vendin e parë në një nga konkurset e “Fjalës artistike në Radio-Tirana” dhe pas kësaj, u emërua në Estradën e Shtetit, ndërsa në vitin 1950, u prezantua në skenën e Teatrit Popullor, duke interpretuar rolet kryesore në pjesë të vështira klasike si “Hamleti”, “Mbreti Lir”, “Cuca e maleve’ , etj. Mbi 25 role parësore i ka dhënë ajo shikuesit shqiptar, duke filluar që nga filmi “Vitet e para”, “Pranvera s’erdhi vetën”, “Vitet e pritjes”, xhiruar në vitin 1990, etj. Në vitin 1997. Margarita Xhepa, u nderua nga Instituti Biografik Amerikan, me titullin e lartë të nderit, “Disku i artë”. Po atë vit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmave, që u zhvillua në Selanik, ajo dhe Kadri Roshi merituan “Çmimin e madh të nderit”, për interpretim në filmin “Mirupafshim”, të regjizorëve grekë Kristos Bukuras dhe Jorgos Koras.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
7 Maj 1485, u laurua për filozofi Nikollë Leonik Tomeu, apo siç quhej shpesh dhe Epirioti
-
7 Maj 1840, u lind Pjotër Iliç Çajkovski, një nga kompozitorët më të shquar rus dhe botëror
-
7 Maj 1861, u lind një nga figurat më të shquara të letërsisë dhe shkencës indiane, Rabindranat Tagora
-
7 Maj 1879, delegatët e Lidhjes së Prizrenit në Prishtinë kërkuan të administronin vetë gjykatat
-
7 Maj 1914, andartët grekë sulmuan Nikolicën dhe Arrezën