Punimet Kongresit të dytë të Manastirit, u hapën më 2 Prill 1910. Ai shtroi edhe një here kërkesat për problemet e arsimit dhe të kultures në territorin shqiptar, u shpreh për zbatimin pa asnjë ndryshim të alfabetit, që kishte vendosur Kongresi i I-rë i Manastirit dhe kundër futjes së alfabetit arab. Në vendimin e Kongresit, theksohej nevoja e ngritjes dhe e funksionimit të klubeve shqiptare, me atribute administrative ku do të përqëndrohej veprimtaria patriotike, arsimore e kulturore, e cila do të udhëhiqej nga një klub qëndror dhe do të sanksionohej nëpërmjet një kanonizme të përbashkët. Në vendim, kërkohej ngritja e një akademie që do të përgatiste dhe botonte tekstet e nevojshme shkollore, do të hapte një shkollë mbrëmjeje, një shkollë normale në Shkup, do të botonte një gazetë dhe një fjalor të gjuhës shqipe.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Mars 1792, shënohet punimi i parë i ikonografit shqiptar Gjergj Çetiri
-
25 Mars 1821, shpërtheu lufta çlirimtare e popullit grek kundër Perandorisë Osmane
-
25 Mars 1877, lindi në Prizren kleriku Dom Pashko Krasniqi
-
25 Mars 1897, Faik Konica botoi revistën “Albania”
-
25 Mars 1917, u themelua në Korçë shoqëria “Përparimi”




