Sekretari i kabinetit të Kontit Ciano, Karlo De Ferari, më 25 Mars 1939, niset për t’i dorëzuar Ahmet Zogut, “Projektin për Paktin e Protektoratit”. Ja si e përshkruan në ditarin e vet Ministri i Jashtëm fashist këtë ngjarje: “S’është e mundur akoma të parashikohet, shkruan ai, si do të jetë zhvillimi i ngjarjeve, por duket e mundshme që Zogu do të nënshtrohet. Veç të gjithave është një fakt familjar të cilit i kam shumë besim, lindja e shpejtë e një fëmije. Zogu e do gruan e në përgjithësi gjithë familjen. Besoj se do të preferojë t’u sigurojë farefisit të vet një të ardhme qetësie. Dhe çiltërsisht, nuk e imagjinoj dot Geraldinën, me barkun nëntë muajsh, të shtegëtojë duke luftuar nëpër malet e Matit e të Mirditës”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
7 Maj 1485, u laurua për filozofi Nikollë Leonik Tomeu, apo siç quhej shpesh dhe Epirioti
-
7 Maj 1840, u lind Pjotër Iliç Çajkovski, një nga kompozitorët më të shquar rus dhe botëror
-
7 Maj 1861, u lind një nga figurat më të shquara të letërsisë dhe shkencës indiane, Rabindranat Tagora
-
7 Maj 1879, delegatët e Lidhjes së Prizrenit në Prishtinë kërkuan të administronin vetë gjykatat
-
7 Maj 1914, andartët grekë sulmuan Nikolicën dhe Arrezën