Më 7 Mars 1887, në Korçë, u hap shkolla e parë zyrtare shqipe. Ja si e kujton Koço Grameno, një nga nxënësit e parë të saj, këtë ngjarje: “Patriotët e Stambollit dërguan si mësues Pandeli Sotirin. Shkolla ndodhej m’u në qendër të qytetit dhe mblodhi shumë nxënës, djem e ndonjë vashë. Kjo mësënjtore ka punuar në kushte shumë të vështira; ndiqej nga shumë armiq dhe mbahej me ndihmën e popullit. Pas Pandeli Sotirit, mësuesit e tjerë të shkollës kanë qënë: Thanas Sina, Petro Nini Luarasi, Janko Minxha, Nuçi Naçi, Thanas Nona, Hafiz Ali Korça, Kristaq Vaja dhe Nikollaq Zografi… Këtë vatër të zjarrtë politike, i përfundon kujtimet e tij Koço Grameno, e kishte halë në sy pushtuesi, sepse e shikonte që patriotët përpiqeshin gjithnjë e më shumë për arsimin kombëtar, prandaj filloi të marrë masa, deri në fund më 1902 e mbylli fare”…
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
7 Maj 1485, u laurua për filozofi Nikollë Leonik Tomeu, apo siç quhej shpesh dhe Epirioti
-
7 Maj 1840, u lind Pjotër Iliç Çajkovski, një nga kompozitorët më të shquar rus dhe botëror
-
7 Maj 1861, u lind një nga figurat më të shquara të letërsisë dhe shkencës indiane, Rabindranat Tagora
-
7 Maj 1879, delegatët e Lidhjes së Prizrenit në Prishtinë kërkuan të administronin vetë gjykatat
-
7 Maj 1914, andartët grekë sulmuan Nikolicën dhe Arrezën