Në Shkodër, më 6 Mars 1922, lindi Qemal Draçini, pedagog, gazetar, dhe shkrimtar i njohur. Ai ndoqi studimet për jurist në Firence të Italisë. Pas çlirimit dha letërsinë dhe gjuhën shqipe në Gjimnazin “29 Nëntori”. Më pas u emërua në Ministrinë e Arsimit në Tiranë, por shpejt u arrestua dhe vdiq në burg, në vitin 1947. Filloi të shkruaj që në bangat e shkollës “Në cungim të flatrave të letërsisë shqipe”, ishte shkrimi i tij i parë që u botua në 1938. Më pas u pasua nga shkrimet letrare-publicistike “Pendimi”, “Viktima”, “I ikuni”, “Imperus”, etj. Bashkë me Myzafer Pipën, nxorri revistën “Fryma”, ku botoi shkrime me pseudonimet “Malseni” e “Alni”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Janar 1870, Elena Gjika i shkruan De Radës: Ka ardhur koha të rishkruajmë historinë e popullit tonë
-
20 Janar 1899, lindi gazetari dhe publicisti Gjergj Bubani
-
20 Janar 1924, marrëveshje për lundrim e tregëti me Italinë
-
20 Janar 1925, u shua Hoxhë Kadriu, patriot, demokrat
-
20 Janar 1943, u formua kabineti i Eqerem Libohovës




