Piloti i talentuar i Klasit të Parë dhe Koloneli i Forcave Ushtarake-Ajrore, të Republikës së Shqipërisë, Anastas Ngjela, u lind më 3 Mars 1934. Në vitin 1951 iu dha e drejta për të ndjekur shkollat dhe akademitë më të njohura ushtarake të BRSS dhe të Republikës Popullore të Kinës. Në vitin 1955, kthehet në Shqipëri dhe menjëherë bëhet pjesë e Forcave Ushtarake Ajrore të Shqipërisë. Për merita të veçanta në këtë fushë ai mori mjaft dekorata dhe dha ndihmesën e tij në pregatitjen dhe kualifikimin e kuadrove të reja. U nda nga jeta, më 24 Qershor 1999.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
4 Shkurt 1919, Konferenca e Paqes mori në shqyrtim pretendimet e Greqisë ndaj Shqipërisë
-
4 Shkurt 1927, lindi humoristi shkodran Tano Banushi
-
4 Shkurt 1937, u krijua një Komision që vlerësonte përshtatshmërinë e botimeve në Shqipëri
-
4 Shkurt 1944, shënohet masakra e Tiranës
-
4 Shkurt 1993, marrëveshje bashkëpunimi me Bullgarinë për kulturën




