Piloti i talentuar i Klasit të Parë dhe Koloneli i Forcave Ushtarake-Ajrore, të Republikës së Shqipërisë, Anastas Ngjela, u lind më 3 Mars 1934. Në vitin 1951 iu dha e drejta për të ndjekur shkollat dhe akademitë më të njohura ushtarake të BRSS dhe të Republikës Popullore të Kinës. Në vitin 1955, kthehet në Shqipëri dhe menjëherë bëhet pjesë e Forcave Ushtarake Ajrore të Shqipërisë. Për merita të veçanta në këtë fushë ai mori mjaft dekorata dhe dha ndihmesën e tij në pregatitjen dhe kualifikimin e kuadrove të reja. U nda nga jeta, më 24 Qershor 1999.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
11 Gusht 1480, turqit pushtojnë kështjellën e Otrantos
-
11 Gusht 1789, ndahet nga jeta Theodhor Kavaljoti, një nga figurat madhore të kulturës mesjetare shqiptare
-
11 Gusht 1899, Komiteti Ekzekutiv që vepronte në Bukuresht kërkonte nga Qeveria Turke krijimin e një vilajeti autonom shqiptar
-
11 Gusht 1901, përkujtohet sot Françisko Krispi, një prej figurave madhore të politikës italiane
-
11 Gusht 1913, Konferenca e Ambasadorëve në Londër krijoi komisionin e posaçëm për caktimin e kufijve Shqipëri-Greqi