Poeti i madh amerikan Henri Uadsford Longfelou, i cili ka lindur, më 27 Shkurt 1807, ka hyrë në bibliotekat dhe shtëpitë shqiptare, që më 1916, kur Fan Noli përktheu dhe botoi në Boston të Shteteve të Bashkuara poemën “Skënderbeu”. 7 vite më pas Parashqevi Qiriazi pruri në shqip rrëfenjën “Evangjelia” që u botua në vitin 1923. Skënder Luarasi u dha lexuesve shqiptarë kryeveprën e poetit amerikan “Kënga e Hajevathës”. Për ne shqiptarët, interes të veçantë paraqet poema kushtuar Heroit tonë Kombëtar, e cila është përkthyer prej Fan Nolit dhe botuar e ribotuar disa herë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Qershor, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
-
1 Qershor 1850, përkujtohet sot lindja e të pavdekshmit Sami Frashëri
-
1 Qershor 1905, Veriu i Shqipërisë goditet nga një tërmet i fuqishëm
-
1 Qershor 1909, doli numri i parë i gazetës, “Zgjimi i Shqipërisë”
-
1 Qershor 1913, u nënshkrua Traktati Greko-Serb; një nga hallkat e përgatitjes të Luftës së Dytë Ballkanike