Më 25 Janar të vitit 1710 u lind Pal Parrinoja, një ndër albanologët e parë arbëreshë, rektor i Seminarit Shqiptar të Palermos. Studioi historinë e Shqipërisë nga lashtësia, doket e zakonet e Shqiptarëve. Argumentoi se shqiptarët dallohen qartë prej grekëve dhe sllavëve dhe se ata janë pasardhës të ilirëve. Pati në dorë parathënien e “Mesharit” të Gjon Buzukut. Vepra e tij prej rreth 600 faqesh mbeti dorëshkrim. Pal Parrinoja ndërroi jetë në moshën 55 vjeçare në vitin 1765.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
16 Korrik 622, Profeti Muhamet dhe pasuesit e tij muslimanë u shpërngulën nga Meka në Medinë
-
16 Korrik 1700, Paria e Beratit, vendosi rregullat e tregëtimit të prodhimeve ushqimore
-
16 Korrik 1895, në Bukuresht doli numëri i parë i gazetës “Shqiptari”
-
16 Korrik 1903, në Leshicë të Përmetit, lindi folkloristi dhe gjuhëtari Pano Tase
-
16 Korrik 1931, u ngrit në Tiranë, instituti “Naim Frashëri” apo “Shkolla Normale për Goca”