Më 26 Dhjetor 1910, ditën e dytë të Krishtlindjeve, ushtarët turq në Kushtë të Hotit, dhunuan varrezat që ndodheshin në oborr të kishës së Kushtës. Fshatarët e revoltuar, ndonëse pa armë, sulmuan pushtuesit, vranë disa, u armatosën me armët e tyre dhe u bashkuan më çetën e Ded Gjon Lulit. “Kështu zë fill ndër Lekë të Hotit, kujton At Anton Fishta, lëvizja, që shkundi zgjedhën e rëndë otomane dhe i çeli rrugën pavarësisë shqiptare, që sot gëzojmë..”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
26 Gusht 1388, Senati i Raguzës ndalon shitblerjen e shqiptarëve nga të huajt
-
26 Gusht 1910, përkujtohet sot lindja e shënjtores shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu
-
26 Gusht 1925, Ahmet Zogu nënshkruan marrëveshjen e fshehtë me Benito Musolinin
-
26 Gusht 1938, vdes poeti ynë i madh Millosh Gjergj Nikolla
-
26 Gusht 1950, u krijua Komiteti Shqiptar për Marëdhëniet Kulturore me Botën e Jashtme