Më 26 Dhjetor 1910, ditën e dytë të Krishtlindjeve, ushtarët turq në Kushtë të Hotit, dhunuan varrezat që ndodheshin në oborr të kishës së Kushtës. Fshatarët e revoltuar, ndonëse pa armë, sulmuan pushtuesit, vranë disa, u armatosën me armët e tyre dhe u bashkuan më çetën e Ded Gjon Lulit. “Kështu zë fill ndër Lekë të Hotit, kujton At Anton Fishta, lëvizja, që shkundi zgjedhën e rëndë otomane dhe i çeli rrugën pavarësisë shqiptare, që sot gëzojmë..”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
16 Janar 1862, lindi Bajram Curri, tribun i vegjëlisë
-
16 Janar 1910, vdiq në burg patrioti Vasil Negovani
-
16 Janar 1920, letër e Luigj Bumçit për Konferencën e Paqes
-
16 Janar 1947, u lind gazetari dhe publicisti kosovar Hasan Mal Hasani
-
16 Janar 1967, u krijua Estrada e Ushtarit, trupë profesioniste e ushtrisë shqiptare
