Gazetari kosovar Shaban Arifaj u lind, më 6 Maj 1952. U diplomua në Universitetin e Prishtinës. Rrugën e gazetarisë e filloi në Radio-Prishtina, më 1975 dhe më pas, edhe në Televizionin e Prishtinës. Me dhjetra e qindra kronika, komente, biseda, intervista dhe artikuj mbajnë firmen e tij. Shumë shkrime të tjera, që kanë dalë nga pena e Shaban Arifajt, i gjejmë në faqet e organeve të tilla si, “Shkëndija”, “Kosovarja”, “Rilindja”. etj. Nga viti 2000, ai emërohet redaktor përgjegjës i programit informativ të Radio-Kosovës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Shtator 1625, lindi Pjetër Bogdani
-
19 Shtator 1908, u themelua në Dibër klubi patriotik “Bashkimi”
-
19 Shtator 1921, doli në Korçë numri i parë i gazetës “Përparimi”
-
19 Shtator 1924, Fan Noli i kërkon Lidhjes së Kombeve përcaktimin e kufijve
-
19 Shtator 1956, në Vlorë filloi prodhimin Kombinati i Konservave “Ernest Telman”